Lidhje

Sateliti më i madh i zbulimit vendoset në një muze afër Uashingtonit


Sateliti më i madh i zbulimit vendoset në një muze afër Uashingtonit
Sateliti më i madh i zbulimit vendoset në një muze afër Uashingtonit

Të shtunën agjencia qeveritare amerikane që është përgjegjëse për satelitët e zbulimit ka prezantuar një nga satelitët më të mëdhenj të spinuazhit që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndonjëherë në hapësirë.

Zyra Kombëtare e Kundërzbulimit e ka vendosur satelitin Hexagon ose KH-9 në Muzeun Kombëtar të Hapësirës pranë Uashingtonit.

Sateliti me nofkën “Big Bird” ose Zogu i Madh është 18 metra i gjatë me diametër prej 3 metrash.

Gjatë kohës sa ishte në orbit nga viti 1971 deri në fillim të viteve ’80, sateliti ka marrë fotografi të Bashkimit Sovjetik dhe objektivave të tjera. Imazhet kanë ndihmuar që Shtetet e Bashkuara të sigurohen se Bashkimi Sovjetik i respektonte traktatet e kontrollit të armëve.

Sateliti është vendosur në muze për të festuar 50 vjetorin e Zyrës Kombëtare të Kundërzbulimit e cila ishte agjenci sekrete deri në vitin 1992.

XS
SM
MD
LG