Lidhje

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Arabinë Saudite


Një grup i ri, që ka lidhje me Shtetin Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të enjten në një xhami saudite, ku gjetën vdekjen 15 vetë. Xhamia përdorej nga forcat e sigurisë.

Grupi i quajtur Provinca Hijaz e Shtetit Islamik tha përmes një komenti në Twitter se ishte autor i sulmit. Shpërthimi u krye kur besimtarët po faleshin në xhami, në qytetin Abha pranë kufirit me Jemenin.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nxori një deklaratë ku e dënon sulmin me termat më të forta si një akt terrorist dhe bën thirrje për mposhtjen e ISIS dhe të urrejtjes që ushqen ky grup.

XS
SM
MD
LG