Lidhje

Sulm vetëvrasës në Arabinë Saudite


Në Arabinë Saudite, me popullsi kryesisht suni, një autor sulmi vetëvrasës aktivizoi sot lëndën shpërthyese në një xhami shiite, duke vrarë dhjetra njerëz.

Shpërthimi, që u konfirmua nga agjencia saudite lajmeve, ndodhi gjatë lutjeve të mesditës në xhaminë Imam Ali.

Fotografitë e publikuara në mediat sociale tregonin pamje të rëndë të të vrarëve dhe të plagosurve që çoheshin me ambulancë në spital. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe nuk ka konfirmim për numrin e të vrarëve.

Po sot, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me bombë në një xhami në Jemenit ku u plagosën dhjetra vetë.

XS
SM
MD
LG