Lidhje

Shpërthime në Arabinë Saudite


Televizioni pan-arab, në pronësi të Arabisë Saudite njofton për një shpërthim në një pikë kontrolli pranë njërit prej vendeve të shenjta të fesë islame, Xhamia së Profetit në qytetin saudit të Medinës.

Videot e transmetuara fillimisht në rrjetin al-Arabiya tregonin një zjarr pranë xhamisë. Xhamia e Profetit është vendi i dytë më i shenjtë i fesë Islame, është vendvarrimi i Profetit Muhamed, i cili vdiq në vitin 632 pas Krishtit.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha të hënën se një person hodhi veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane në qytetin Xheda në perëndim të vendit.

Ministria tha se dy roje të sigurisë panë një person të dyshimtë i cili hodhi më pas veten në erë, sapo ato iu afruan. Rojet u dërguan në spital me plagë të lehta.

Ambasada amerikane tha se mes personelit të konsullatës nuk pati të dëmtuar. Ajo ritheksoi paralajmërimet për udhëtimet në Arabinë Saudite dhe bëri thirrje për kufizimin e tyre.

Në vitin 2004, militantë të lidhur me al-Qaidën, sulmuan konsullatën me granata duke u përleshur me forcat arabe të sigurisë. Pesë pjesëtarë jo amerikanë të personelit u vranë.

XS
SM
MD
LG