Lidhje

Save the Children studim mbi vdekjet e fëmijëve


"Varfëria është shtrirë edhe në male edhe në qytete” - thotë zonja Jansen, nga Save the Chlidren.

Organizata Save the Children publikoi sot në ditën botërore të veprimit për mbijetesën e fëmijëve një studim mbi “Jetët në rrezik”. Vdekjet e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë përgjysmuar në dy dekadat e fundit, megjithatë shifrat ende janë të larta. Studimi zbuloi se gjysma e fëmijëve të sapolindur vdesin në muajin e parë, ndaj propozoi një plan botëror për të shmangur krejtësisht vdekjet e parandalueshme të tyre. Shqipëria nuk është në tabelat e këtij studimi, sepse nuk e ka vdekshmërinë foshnjore aq të lartë sa këto 75 vende ku vdesin 95 për qind e fëmijëve të botës, por çështjet që thekson raporti janë të vërteta edhe për Shqipërinë, sidomos për zonat e varfëra, thotë Elen Ajansen drejtuese e organizatës “Save the Children” për Shqipërinë.

“Varfëria është burimi kryesor i shumë sfidave dhe vështirësive që ka Shqipëria. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, varfëria është rritur këto 4 vitet e fundit. Fëmijët e pakicave dhe ata të fshatrave nuk kanë mundësi të mjekohen. Madje edhe në lagjet e varfëra pranë qyteteve fëmijët nuk mjekohen se nuk mund të paguajnë këto mjekime. Për shumë vite varfëria ishte në zonat malore, ndërsa tani ata erdhën në qytete për një jetë më të mirë. Në qytetet e mëdha ata jetojnë përsëri në varfëri, kështu që varfëria është shtrirë edhe në male edhe në qytete” - thotë zonja Jansen, nga Save the Chlidren.

Studiues të pavarur tregojnë për jetën e vështirë të nënave dhe fëmijëve, që rriten pa kujdes ushqimor dhe mjekësor të mjaftueshëm, duke iu shkekur shumë të drejta njerëzore. Përfaqësuesi i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA, Altin Hazizaj, një problem tjetër kryesor është dhuna ndaj nënave dhe fëmijëve. Qëllimi i “Save the Children” dhe i zyrtarëve të mjekësisë është që asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë para se të mbushë 5 vjeç nga sëmundje të parandalueshme. Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja përshëndeti maratonën e fëmijëve për mbijetesën dhe tregoi mbi përpjekjet që po shtohen për të mbrojtur jetën e tyre.

Ekspertët mendojnë se mbijetesa e fëmijëve është edhe problem mjekësor edhe problem kulturor i mënyrës së jetesës në Shqipëri. Diferenca mes shtresave të shoqërisë është thelluar mjaft. Fëmijët e një pakice të pasur jetojnë shumë mirë, ndërsa pjesa dërrmuese e popullsisë së varfër nuk kanë para të paguajnë as mjekimin më të thjeshtë, madje një pjesë, si pakicat, mbetin edhe fare jashtë skemave të mbrojtjes shëndetësore të detyruar.

XS
SM
MD
LG