Lidhje

"Save the Children" dhe shkollat shqiptare


Organizata Save the Children tërhoqi sot vëmendjen ndaj kushteve të dobëta të jetesës dhe të shëndetësisë në shkollat e Shqipërisë.

Organizata tha se në shumë shkolla ka dëmtime materiale, mungon mjeku dhe psikologu.

Ndërsa autoritetet kanë kontrolluar të gjithë shkollat dhe do të ndalin mësimin aty ku nuk plotësohen standartet normale të shëndetësisë.

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, fëmijët shqiptarë dëshmojnë për një gjendje kritike të ndërtesave shkollore sa i takon shëndetësisë dhe sigurisë.

Sipas një sondazhi të organizuar në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në rrethet Elbasan, Durrës, Peshkopi, Burrel, rreth 60 për qind e nxënësve pohojnë se fëmijët nuk marrin shërbime nga mjeku, sepse doktori mungon fare, ose numri i fëmijëve është i madh ose mjeku është i paaftë.

Anketa u publikua sot gjatë Forumit Kombëtar të Fëmijëve me autoritetet shtetërore, pjesë e fushatës globale të organizatës Save the Children Gara për mbijetesë.

Sipas anketimit të fëmijëve, afro ¾ e tyre pohojnë se mjeku ka shkuar pak ose aspak për t'iu folur mbi kujdesin shëndetësor, dhe se gjysma e nxënësve të anketuar shkojnë te mjeku vetëm kur janë sëmurë.

Pjesa dërrmuese e tyre i lidhin problemet në qendrat shëndetësore kryesisht me mungesën e higjenës dhe ilaçeve dhe mungesën e bazës materiale.

Por ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, thotë se vaksinimi i fëmijëve është mbi 97 për qind si shërbim kombëtar, madje gama e vaksinimit do të zgjerohet. Ai theksoi se po punohet me çështje të veçanta edhe në nivele rajonale, madje mësimi mund të ndalohet në ato objekte që nuk përmbushin kushtet normale të jetesës.

Anketimi i mbështetur nga Save the Children nxori se numri i fëmijëve që nuk përfitojnë shërbim shëndetësor falas është 3 herë më i lartë se ata që e përfitojnë këtë shërbim.

Në shkolla nuk ka persona kompetentë për dhënien e ndihmës së parë. Vetëm 5 për qins pohojnë se higjena në shkolla është e mirë.

Për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes përkrah institucioneve shtetërore po ndihmojnë edhe një seri donatorësh ndërkombëtarë si USAID etj.

Në këtë forum me autoritetet fëmijët folën për kushte jo të mira jetese dhe studimi në shkolla si mungesa e laboratorëve, mungesa e ngrohjes dhe e pajisjeve hdrosanitare, dyer dhe dritare të prishura dhe lagështi në mure, që dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.

Ata pohojnë se shumë shkolla nuk kanë psikologë ose ata që janë bajnë pak ose aspak takime me fëmijët.

Gjysma e fëmijëve të anketuar pohuan se të huajt që hyjnë në shkolla shkaktojnë probleme dhe cënojnë sigurinë e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG