Lidhje

Nderime për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Scalia


Sot në Uashington u mbajt një meshë katolike për nder të anëtarit të Gjykatës së Lartë amerikane, Antonin Scalia, që u çmua si gjigand i fushës ligjore dhe pjesëtari më me ndikim i kohës së tij.

Jeta e zotit Scalia, që ishte një katolik i devotshëm, u nderua në kishën më të madhe katolike të Shteteve të Bashkuara, Bazilikata e Altarit Kombëtar të Shën Marisë në Uashington, ku Papa Françesku kishte drejtuar një meshë në Shtator.

Nënpresidenti Joe Biden ishte në krye të një grupi zyrtarësh të lartë, autoritetesh, të afërmish dhe miqsh që morën pjesë në shërbesën për Scalian që vdiq para një jave në moshën 79 vjeçare.

Tetë anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë, përfshirë Clarence Thomas që lexoi një pasazh të Biblës, disa krerë departamentesh dhe shumë anëtarë të Kongresit morën pjesë. Edhe ish-nënpresidenti Dick Cheney ishte i pranishëm.

Një nga nëntë fëmijët e gjykatësit, prifti katolik Paul Scalia, mbajti një predikim.

Dje, në Gjykatën e Lartë gjatë gjithë ditës u bënë homazhe para trupit të zotit Scalia.

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michellë shprehën nderimet e tyre gjatë ceremonisë së homazheve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG