Lidhje

Michael Schumacher është në koma


Mjekët në një spital francez thonë se piloti i Formula Unos, Michael Schumacher ndodhet në një koma klinike, pas një plagosjeje të kokës në një aksident me ski.

Gjermani i famshëm po bënte ski në Alpet franceze, kur u rrëzua dhe përplasi kokën në një gur.

Pasi u dërgua në një spital aty pranë, Schumacher u shtrua në Qendrën Spitalore të Universitetit Grenoble dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni në tru.

Mjekët që po e kurojnë Schumacherin nuk kanë pranuar të bëjnë parashikime afatgjata, duke thënë se po e ndjekin orë pas ore gjendjen e tij.

44 vjeçari gjerman është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula Unos, duke fituar 91 gara dhe shtatë kampionate gjatë një karriere prej dy dekadash.
XS
SM
MD
LG