Lidhje

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme Schwendiman në Kosovë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, po qëndron në një vizitë Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman ku po takohet me përfaqësues të institucioneve të vendit. Ditëve të ardhshme ai pritet të qëndrojë edhe në Beograd. Zoti Schwendiman mori detyrën e Kryeprokurorit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, në fillim të muajit shtator, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në Kosovë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG