Lidhje

Skocia kërkon referendum të ri për t'u shkëputur nga Britania


Parlamenti i Skocisë votoi dje për të kërkuar një referendum të ri për pavarësinë nga Britania, duke i hapur rrugën kryeministrit, që t'i kërkojë qeverisë britanike të miratojë kryerjen e një votimi për këtë çështje.

Parlamenti në Edinburg votoi 69-59 për t’i kërkuar miratimin parlamentit të Britanisë. Kryeministri skocez Nicola Sturgeon parashikon që referendumi të mbahet brenda dy viteve të ardhshme. Kjo përpara se Britania të mbyllë përfundimish procesin e largimin e saj nga Bashkimi Evropian.

"E ardhmja e Skocisë duhet të jetë në duart e Skocisë. Ky është debati, pra e ardhmja e vendit tonë. Sesi ne t’i shfrytëzojmë sa më mirë potencialet e vendit dhe si i tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi", tha kryeministri skocez.

Votuesit britanikë miratuan me një rezultat të ngushtë vitin e kaluar referendumin për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Por gati dy të tretat e votuesve skocezë votuan pro qëndrimit në B.E..

Që atëherë kryeministri skocez ka këmbëngulur se pavarësia është e vetmja mënyrë që vendi të ruajë marrëdhëniet e tij zyrtare me BE-në.

Kryeministrja britanike May ka deklaruar se ajo nuk do të mbështesë një votim të ri të Skocisë për këtë çështje derisa Britania të jetë larguar zyrtarisht nga unioni. Një proces negociatash që sipas ekspertëve kërkon disa vite që të përmbyllet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG