Lidhje

Seanca e fundit gjyqësore për Julia Timoshenkon

  • Zëri Amerikës

Seanca e fundit gjyqësore për Julia Timoshenkon

Seanca e fundit gjyqësore për Julia Timoshenkon

Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko është akuzuar për përvetësim, vjedhje dhe invazion me taksat, në seancën e fundit ligjore të akuzave ndaj saj.

Liderja e opozitës ukrainës aktualisht është e burgosur.

Administrata Shtetërore e Taksave në Ukrainë tha sot se Timoshenko nuk ka paguar afërsisht rreth 6 milion dollarë në taksa kur ajo drejtonte një kompani energjitike në Ukrainë në vitet 1990. Gjithashtu thuhet se ajo ka fshehur 165 milion dollarë nga të ardhurat e kompanisë.

Muajin e kaluar, Timoshenko u dënua me 7 vjet burg për tejkalim të pushtetit të saj kur ishte kryeministre, në marrëveshjen e gazit me Rusinë që u nënshkrua në vitin 2009. Kundërshtarët e saj thonë se kjo marrëveshje i lejonte favore Rusisë.

50 vjeçarja Tiimoshenko ka përsëritur mospranimin e akuzave dhe e ka përshkruar gjyqin si “linçim politik”.

Ish kryeministrja pritej që të ishte kandidatja kryesore e opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, por ajo nuk mund të vendosë kandidaturën nëse lihet në fuqi vendimi i gjykatës , i cili e ka dënuar atë me 7 vjet burg.

XS
SM
MD
LG