Lidhje

Deklaratat përfundimtare në gjyqin ndaj tre këngëtareve ruse


Prokurorët kanë kërkuar një dënim me tre vjet burg për grupin; vendimi pritet të shpallet më 17 gusht

Deklaratat përfundimtare u dhanë sot në gjyqin ndaj tre anëtareve të një grupi femëror punk-rock që përballen me vite burgu për një interpretim të palejuar në katedralen kryesore të Moskës.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me tre vjet burg për grupin, më pak se maksimumi prej 7 vjetësh që ato mund të marrin nën akuza për huliganizëm. Vendimi pritet të shpallet më 17 gusht.

Tre vajzat janë mbajtur në burg gjatë 5 muajve, pasi kënduan një këngë proteste ndaj udhëheqësit rus Vladimir Putin në një kishë ortodokse. Prokurorët kërkuan dënimine ndaj tyre me tre vjet burg.

Madona në koncertin e mbrëmshëm në Moskë, kishte të shkruar në shpinë emrin e grupit në shenjë solidariteti me vajzat.

Muzikantet u ngjitën në altarin e Krishtit në Katedralen e Shpëtimtarit më 21 shkurt dhe mbajtën një “lutje punk” për Shën Maria duke kërkuar largimin e zotit Putin , i cili nga viti 2000 po qëndron në pushtet në Rusi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG