Lidhje

SHBA: Seancë dëgjimore e Kongresit, politika ndaj Birmanisë


Ligjvënësit amerikanë zhvilluan dje një seancë dëgjimore lidhur me politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Birmanisë.

Seanca e Nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështje të Jashtme u organizua ndërkohë që organizata të rëndësishme të të drejtave të njeriut, përfshirë organziatën Human Rights Watch dhe 7 grupe të tjera me bazë këtu në Shtetet e Bashkuara e vunë në pikëpyetje vendimin e Uashingtonit për të lehtësuar disa sanksione kundër Birmanisë.

Këto grupe pohojnë se çdo lehtësim i mëtejshëm duhet të zbatohet vetëm atëherë kur Birmania të bëjë reforma të tjera politike, përfshirë lirimin e të burgosurve të tjerë politikë, dhënien fund të konflikteve me grupet kryengritëse etnike dhe ndryshimin e kushtetutës së vendit të hartuar nga ushtria.

Shtetet e Bashkuara lehtësuan një ndalim të investimeve, hoqën disa kufizime udhëtimi dhe sanksione të tjera, në fillim të muajit prill, pasi Birmania zhvilloi zgjedhje shumë-partiake, në të cilat partia e udhëheqëses pro-demokracisë, Aung San Su Çi fitoi 43 nga 44 vendet për të cilat u votua.

XS
SM
MD
LG