Lidhje

Seancë tjetër gjyqësore kundër ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak


Seancë tjetër gjyqësore kundër ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak
Seancë tjetër gjyqësore kundër ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak

Në Egjipt u zhvillua sot një tjetër seancë në gjyqin ndaj ish presidentit Hosni Mubarak. Në seancën e parë të zhvilluar më herët këtë muaj, ai deklaroi se është i pafaajshëm ndaj akuzave për dhënie urdhëri për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë nga pushteti. Përsëri sot ai u soll në sallën e gjyqi me një barrelë spitali, ashtu si në seancën e hapjes më 3 gusht. Ish presidenti 83 vjeçar është akuzuar edhe për korrupsion dhe abuzim pushteti. Në se shpallet fajtor ai mund të dënohet me vdekje. Në procesin që po zhvillohet ndaj tij të akuzuar janë edhe dy djemtë Alaa dhe Gamal Mubarak. Në sallën e gjyqit të tre ata ishin brenda një kafazi të madh metalik. Jashtë ndërtesës ku po zhvillohet gjyqi pati përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zotit Mubarak.

XS
SM
MD
LG