Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry viziton Moskën


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka shkuar në Moskë, për të diskutuar për situatat e krizës në Ukrainë dhe në Siri me Presidentin rus Vladimir Putin dhe me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Një tjetër temë e bisedimeve pritet të jenë sulmet e së martës në Bruksel, që zoti Kerry i cilësoi si sulm kundër popullit belg dhe vetë zemrës së Europës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që po udhëton me zotin Kerry i tha gazetarëve se Sekretari i Shtetit i sheh sulmet e Brukselit si pjesë e kërcënimit më të madh që paraqet grupi Shteti Islamik, që mori përgjegjësinë për sulmet e Brukselit.

Për çështjen e Sirisë, zyrtari tha se zoti Kerry do të dëgjojë pikëpamjen e zotërinjve Putin dhe Lavros për gjendjen e tanishme të përpjekjeve drejt një tranzicioni politik, pa praninë e udhëheqësit sirian President Bashar al-Assad.

Po sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që Assadi duhet të largohet nga posti, me qëllim që t’i hapet rruga paqes, pas pesë vjet gjakderdhjeje në Siri.

XS
SM
MD
LG