Lidhje

Sekretarja Klinton viziton Kamboxhian gjatë turneut të saj aziatik

  • Zëri Amerikës

Sekretarja Klinton viziton Kamboxhian gjatë turneut të saj aziatik

Sekretarja Klinton viziton Kamboxhian gjatë turneut të saj aziatik

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u takua me viktimat e trafikut njerëzor gjatë një vizite në veri të Kamboxhias, ndalesa më e fundit në turneun e saj dy javor në vendet aziatike.

Zonja Klinton shkoi sot në qytetin Siem Reap, ku ajo vizitoi një qendër rehabilitimi për vajzat dhe gratë e reja, viktima të shfrytëzimit seksual, përdhunimeve dhe dhunës familjare. Qendra financohet nga SHBA. Zonja Klinton tha se qeveria amerikane do të vazhdojë t’i mbështesë programet e qendrës, që do t’i ndihmojnë viktimat të mësojnë anglishten dhe aftësi të ndryshme, si të endin dhe të qepin.

Zonja Klinton më pas vizitoi një kompleks tempujsh të shekullit të 12-të, të quajtur Angkor Wat, që bën pjesë në trashëgiminë e objekteve kulturore të UNESKO-s. Zonja Klinton ka në plan të shkojë të hënën në kryeqytetin kamboxhian Pnom Pen, për bisedime me qeverinë dhe udhëheqës të opozitës.

XS
SM
MD
LG