Lidhje

Sekretari Gejts komenton për luftën në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts thotë se lufta në Afganistan është një mision i vështirë, por ritmi i saj është kthyer në favor të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre.

Në një intervistë me Fox News Sunday, Sekretari Gejts tha se megjithë përparimin e bërë kundër talebanit në zonën jugore të Afganistanit, arritjet kanë qënë më të pakta nga sa pritej.

Zoti Gejts tha se shtimi i viktimave në radhët e amerikanëve në Afganistan priteshin, veçanërisht këtë verë, por njerëzit janë nxituar në komentet e tyre, duke thënë se zhvillimet kanë marrë një kahje negative.

Në të njejtën intervistë, po sot, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se ka ende kohë që Irani të parandalohet në prëpjekjet e tij për të ndërtuar një armë bërthamore.

Zoti Gejts tha se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara përbëjnë një “mundësi të arsyeshme” për ta bindur Teheranin t’i japë fund ambicjeve të tij për ndërtimin e bombës bërthamore.

XS
SM
MD
LG