Lidhje

KS mbështet armëpushimin në Jemen


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përshëndeti fillimin e një armëpushimi humanitar në Jemen dhe u bëri thirrje palëve të lejojnë shpërndarjen e ndihmave për civilët.

Në një deklaratë pas ndalimit të luftimeve dje, Këshilli i bëri thirrje gjithashtu Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon, të zhvillojë një konferencë për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Jemen.

Luftimet atje kanë vrarë më shumë se 1,500 njerëz. Rebelët huthi po përleshen me forcat qeveritare, ndërsa një koalicion i drejtuar nga Arabia Saudite po kryen sulme ajrore që nga marsi.

XS
SM
MD
LG