Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dënon abuzimin e trupave të luftëtarëve të vdekur talebanë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes dënon abuzimin e trupave të luftëtarëve të vdekur talebanë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes dënon abuzimin e trupave të luftëtarëve të vdekur talebanë

Shtetet e Bashkuara dënuan një video ku tregohen marinsa amerikanë duke urinuar mbi trupat e luftëtarëve të vdekur talebanë.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta tha dje se videoja e publikuar online është për të ardhur keq. Ai premtoi se personat e përfshirë do të përgjigjen para ligjit.

Zoti Paneta urdhëroi Korpusin e Marinsave amerikanë dhe kreun e forcës së sigurisë së NATOs të hetojnë videon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes foli në telefon dje me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzai dhe e sigroi se do të zhvillohet një hetim serioz për incidentin.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u bëri jehonë komenteve të zotit Panetta. Ajo tha se akti nuk është në përputhje me vlerat amerikane dhe standardet e sjelljes që pritet nga personeli ushtarak amerikan.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeveria është shumë e shqetësuar nga videoja dhe se veprimi është kryer për të përdhosur trupat afgane. Ai e quajtin aktin thjesht jo human.

Ndërkohë një zëdhënës i talebanëve tha se ndërsa videoja është shokuese ajo nuk do të dëmtojë negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni tha se nuk ka arsye të dyshojë autenticitetin e videos.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë dje se Korpusi i Marinës i ka indentifikuar personat që paraqiten në video, por nuk bëri të ditur emrat e tyre.

XS
SM
MD
LG