Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta thotë se dhuna në Afganistan – duke përfshirë vrasjen e civilëve nga një ushtar amerikan tashmë nën akuzë për ngjarjen - nuk do t’i frenojë Shtetet e Bashkuara të realizojnë misionin e tyre në këtë vend.

Zëdhënësi i Pentagonit George Litlle tha sot se zoti Panetta u takua me zyrtarë të provincave afgane gjatë vizitës. Vizita e zotit Paneta, e cila ishte planifikuar disa javë më parë, vjen pak ditë pasi një ushtar amerikan hapi zjarr duke vrarë 16 civilë në periferi të Kandaharit, ngjarje e cila pasoi javët e protestave të dhunshme që shpërthyen pas djegies së Kuranit nga disa ushtarë amerikanë.

Sipas Pentagonit, zoti Paneta u tha udhëheqësve të provincave se incidente të tilla nuk përfaqësojnë popullin afgan, forcat afgane të sigurisë ose Shtet e Bashkuara apo forcat e koalicionit- “ shumica e të cilëve” përpiqen që të bëjnë “atë që duhet”.

Ndërkohë që zoti Paneta arriti në Afganistanin jugor, zyrtarët thanë se një afganas vodhi një automjet, e ngau atë në hyrje të një austrade dhe i vuri flakën, duke dalë vetë nga makina. Zyrtarët thanë se një ushtar i Natos ishte plagosur nga ky incident.

XS
SM
MD
LG