Lidhje

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta viziton Libinë


Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta viziton Libinë

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta viziton Libinë

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka mbërritur në Tripoli për të biseduar me qeverinë e përkohshme të Libisë, duke shënuar kështu vizitën e parë të një sekretari amerikan të mbrojtjes në këtë vend.

Udhëtimi i paparashikuar i ditës së sotme në Libi vjen një ditë mbasi Shtetet e Bashkuara hoqën një pjesë të madhe të sanksioneve ekonomike ndaj Libisë në një përpjekje për të zbutur një krizë financiare në këtë vend.

Zoti Paneta takohet sot me kryeministrin e Libisë Abdurrahim el Keib dhe me ministrin e mbrojtjes Osama al Xhuvali. Zoti Paneta iu tha gazetarëve përpar këtyre takimeve se vizita e tij do t’i bëj të mundur një vështrim nga afër të situatës në Libinë e pasrevolucionit dhe do t’i lejojë atij që të shprehë vlerësimin për ata që ndihmuan në rrëzimin e Moamar Gadafit.

Ditën e premte, Shtetet e Bashkuara çbllokuan më shumë se 30 miliardë dollarë të aseteve të qeverisë së Libisë, duke pasuar një veprim të tillë të ndërrmarë më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

XS
SM
MD
LG