Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates parashikon rrëzimin e Gadafit

  • Meredith Buel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates parashikon rrëzimin e Gadafit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates parashikon rrëzimin e Gadafit

Sipas vlerësimit të Pentagonit, bombardimet e NATO-s e kanë dëmtuar ushtrinë libiane, por forcat besnike ende nuk janë pranë pikës së thyerjes.

Rrëzimi i regjimit të Gadhafit, pavarësisht se do të ishte i mirëpritur, nuk është pjesë e misionit ushtarak. Pikpamja ime është se rrëzimi i Gadhafit do të arrihet me kalimin e kohës, përmes masave politike dhe ekonomike dhe popullit libian.

Dëshmia e zotit Gates para Kongresit u bë ndërkohë që shtypi njoftoi se CIA ka dërguar ekipe në Libi për të ndihmuar rebelët.

Njoftimet thonë se agjentët po grumbullojnë informata për sulmet ajrore dhe për të vënë kontakte me grupet rebele që po përpiqen të rrëzojnë Gadhafin.

Nuk mund të flas për aktivitetet e CIA-s, por po ju them se presidenti ka qënë tejet i qartë, kur flitet për ushtrinë amerikane, nuk do të ketë trupa tokësore.

Pentagoni përllogarit se qeveria e Libisë ka 15 deri 20 mijë trupa ndërkohë që rebelët kanë rreth 1 mijë luftëtarë me njohuri ushtarake. Disa anëtarë të Kongresit kanë shprehur shqetësimin rreth moskonsultimit mbi vendimin për të sulmuar Libinë dhe i kërkuan zotit Gates të shpjegojë një operacion të suksesshëm atje.

Mendoj se një një sukses politik do të ishte rrëzimi i regjimit të Gadhafit dhe të paktën dalja e një qeverie pak a shumë demokratike në Tripoli.

Zoti Gates thotë se ndërkohë që NATO merr kontrollin e plotë të operacioneve mbi Libi, ushtria amerikane do të pakësojë ndjeshëm praninë e saj. Ka patur thirrje për të trajnuar rebelët e armatosur lehtë dhe furnizuar ata me armë, por zoti Gates thotë se kjo lloj mbështetje duhet të vijë nga një vend tjetër.

Nëse do të ketë një ndihmë të tillë për opozitën, ka burime të tjera të mjaftueshme në vend të Shteteve të Bashkuara.

Komentet e Sekretarit Gates erdhën ndërkohë që forcat e Gadhafit kundërsulmuan rebelët këtë javë, duke rimarrë pozicionet e humbura dhe nxitur thirrje për ndihmë nga forcat opozitare.

XS
SM
MD
LG