Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Gejts mund të largohet nga posti në vitin 2011

  • Zëri Amerikës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts thotë se ka në plan të largohet nga posti vitin e ardhshëm duke thënë se do të ishte e logjikshme të shkëputej sapo të ketë përfunduar rishikimi i strategjisë së administratës për Afganistanin.

Zoti Gejts e bëri njoftimin në një intervistë me revistën Foreign Policy (Politika e Jashtme). Ai tha se deri në vitin 2011 shtimi i trupave në Afganistan do të ketë përfunduar dhe administrata Obama do të ketë krijuar një ide nëse strategjia e saj po funksionon.

Ai i tha revistës se do të ishte gabim të priste deri në vitin 2012 për t'u larguar nga posti sepse mund të jetë e vështirë të gjendet një kandidat i mirë gjatë një viti zgjedhjesh kur administrata Obama mund të humbasë.

Në një intervistë tjetër për gazetën Los Angeles Times, Zoti Gejts tha se afati i korrikut 2011 për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani është i pandryshueshëm, deklaratë që bie ndesh me komentet e komandantit amerikan dhe të NATO-s në Afganistan, Gjeneralit Dejvid Petreas, i cili thotë se tërheqja e trupave do të varet nga gjendja e sigurisë në terren.

XS
SM
MD
LG