Lidhje

Robert Gates largohet nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes


Robert Gates largohet nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes
Robert Gates largohet nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes

Robert Gates largohet sot nga posti i Sekretarit të Shtetit pas më shumë se katër vjetësh shërbimi nën dy presidentë të partive të ndryshme politike. Ai ka drejtuar operacionin e shtimit të trupave ushtarake në Irak dhe Afganistan dhe largohet nga ky post në një kohë kur ushtria amerikane përballet me një numër sfidash.

Robert Gates mori drejtimin e Departamentit të Mbrojtjes në fund të vitit 2006, gjatë presidencës së administrates George Bush në një kohë kritike për luftën e Shteteve të Bashkuara në Irak.

Disa thonë se qëndrimi i tij në këtë post për kaq kohë është dëshmi e aftësive të tij për të mos u ndikuar nga politika.

" Ai është një burrë me integritet, gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Ai e di se sfida për të mbrojtur vendin është më e madhe se cilado parti politike.”

Analisti i sigurisë në Fondacionin Heritage, James Carafano, thotë se zoti Gates ishte i suksesshëm thjesht për faktin se bënte atë që i kërkonin epërorët e tij.


"Njerëzit shpesh habiten sesi ky njeri punoi për Presidentin Bush dhe Presidentin Obama, të cilët kanë stile shumë të ndryshme drejtimi. Në fakt ka shumë vazhdimësi në politikat e tyre të jashtme, por sigurisht që retorika e politikës së tyre të jashtme është tërësisht e ndryshme. Dhe ky njeri u shërbeu atyre të dyve shumë mire."


Zoti Gates mbikëqyri shtimin e trupave amerikane në Irak që analistët thonë se ndihmoi në ndryshimin e drejtimit të luftës dhe çoi në përfundimin e operacioneve luftarake amerikane.
Në Afganistan, një shtim i ngjashëm i trupave po pasohet gjithashtu me një pakësim të forcave atje. Analistët theksojnë se ndërsa e ardhmja e të dyja angazhimeve është e pasigurtë, zoti Gates e bëri gjithmonë përparësi kryesore sigurinë dhe mirëqënien e trupave amerikane.


"Përveç presidentit, unë jam personi që kam më shumë përgjegjësi për qëndrimin tuaj këtu. Unë jam ai që nënshkroi dokumentet e dislokimit që iu solli këtu dhe ky vendim ka patur peshë të madhe tek unë në çdo ditë të punës sime, këto katër vite e gjysmë."


Zoti Gates bëri disa vizita në Afganistan dhe Irak dhe u takua shpesh me ushtarët që e venë jetën e tyre në rrezik.
Ai foli me emocione për ta, duke kujtuar në një rast një major të Korpusit të Marinës të vrarë gjatë vizitës së tij të katërt në Irak.

"Çdo mbrëmje, u shkruaj familjeve të amerikanëve të rinj si Doug Zembiec. Ata janë djemtë dhe vajzat e vendit tonë."


Zoti Gates ka reputacionin e njeriut që flet hapur dhe pa dorashka. Dhe kjo nuk ndryshoi asnjëherë.


Ja sesi u shpreh para Akademisë Ushtarake Amerikane në shkurt:

“Për mendimin tim, çdo sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes që e këshillon presidentin të dërgojë përsëri një numër të madh ushtarësh në Azi apo Lindjen e Mesme apo Afrikë duhet të kontrollohet nga mjeku, sic është shprehur me kujdes gjenerali i famshëm MacArthur.”

Ai u tha gjithashtu anëtarëve evropianë të NATO-s, se mungesa e ndihmës së tyre financiare dhe mbështetja në vijën e frontit e dobësojnë aleancën.

Përsëri James Carafano në Fondacionin Heritage.

"Cdo gj
ë që tha sekretari Gates është shumë e vërtetë. Nato nuk po paguan sa duhet, dhe ne nuk mund të përballojmë cdo mission. Na duhet të blejmë pajisje të reja. Ai nuk bëri asgjë gjatë këtyre katër viteve për të na përgatitur për këtë."

Ndërsa zoti Gates largohet nga detyra, qeveria amerikane po përballet me një opion publik të lodhur nga lufta, ndërsa po rritet trysnia për të shkurtuar shpenzimet për mbrojtjen.
Zoti Gates paralajmëron se është jetike për Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë rolin që kanë në botë.

“A po i dërgojmë botës si Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe vendeve të tjera mesazhin se Shtetet e Bashkuara do të shohin vetëm punët e veta?”

Zoti Gates thotë se kjo pyejte kërkon përgjigje nga ligjvënësit dhe populli amerikan.


XS
SM
MD
LG