Lidhje

Sekretari Gejts në Afganistan për një vizitë lamtumire

  • Zëri Amerikës

Sekretari Gejts në Afganistan për një vizitë lamtumire

Sekretari Gejts në Afganistan për një vizitë lamtumire

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i cili do të largohet së shpejti nga posti, ndodhet në Afganistan për një vizitë lamtumire që nuk ishte njoftuar më parë.

Zoti Gejts arriti në Kabul sot për takime me zyrtarë të lartë afganë si dhe për të vizituar trupat amerikane.

Po sot, në një konferencë për çështjet e sigurisë në Singapor, zoti Gejts tha se brenda një viti mund të fillojnë bisedimet e paqes me talebanët.

Ai tha se bisedimet do të ishin rrjedhojë e përparimeve të bëra nga forcat e NATO-s në terren, gjë që ka i vënë nën trysni kryengritësit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se nëse koalicioni ndërkombëtar e ruan suksesin që ka patur deri tani, atëhere mundësia e bisedimeve politike dhe e ripajtimit në Afganistan mund të jetë e tillë që të ofrojë shpresa për përparim.

Megjithatë, tha zoti Gejts, talebanët duhet të presin të gjitha lidhjet me al-Kaidën nëse dëshirojnë të kenë ndonjë rol në të ardhmen e vendit.

XS
SM
MD
LG