Lidhje

Sekretari Kerry në Egjipt


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri një vizitë të panjoftuar më parë në Egjipt për bisedime me presidentin Abdel Fattah el-Sissi.

Kerry mbërriti sot në Kajro për bisedime të nivelit të lartë me udhëheqësin e ri egjiptian që nga zgjedhjet presidenciale në vend.

Kerry zhvilloi bisedime së pari me ministrin e jashtëm Sameh Shoukri. Kerry tha se "ky është një moment kritik për tranzicionin në Egjipt," dhe premtoi se "Shtetet e Bashkuara janë shumë të interesuara të punojnë nga afër" me qeverinë e re për ta bërë tranzicionin sa më të qetë.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim rreth shtypjes së fuqishme të dizidentëve që kur zoti Sissi mori pushtetin si shefi i ushtrisë korrikun e kaluar, duke rrëzuar Vëllazërinë Muslimane.

Shtypja ka lënë qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të burgosur që kur ushtria mori pushtetin nga udhëheqësi Mohamed Morsi i Vëllazërisë Muslimane.

Qeveria e ka nxjerr të jashtëligjshme Vëllazërinë Muslimane dhe ka dënuar qindra anëtarë dhe protestues të saj me vdekje përmes gjykimeve që kanë zgjatur vetëm disa orë.
XS
SM
MD
LG