Lidhje

Sekretari Kerry në Sudanin e Jugut


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po përpiqet të ndërmjetësojë për bisedime të drejtpërdrejta mes presidentit të Sudanit të Jugut dhe udhëheqësit të forcave kryengritëse, me shpresën për t’i dhënë fund dhunës në rritje në vend.

Zoti Kerry mbërriti në kryeqytetin Juba sot dhe u takua për më shumë se një orë me presidentin Salva Kiir. Ai tha më pas se zoti Kiir kishte shprehur vullnetin të shkonte për bisedime paqeje në Etiopi javën e ardhshme, ku ai tha se shpresonte të merrte pjesë edhe kreu i kryengritësve dhe ish-nënpresidenti Riek Machar.

Zoti Kerry tha se kishte në plan të bisedonte me ish-nënpresidentin Machar në telefon gjatë ditës së sotme. Zoti Kerry ndodhet për një turne në disa vende të Afrikës.
XS
SM
MD
LG