Lidhje

Sekretari Kerry në Afrikë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet afrikane për t’u dhënë fund “konflikteve më vdekjeprurëse të kontinentit”.

Ai tha sot gjatë një vizite në Adis Abeba se shumë vende rrezikojnë të bien pre e dhunës së gjerë.

Zoti Kerry vizitoi selinë e Bashkimit Afrikan në kryeqytetin etiopian për bisedime me zyrtarët lidhur me situatën në Republikën e Afrikës Qendrore, kur myslimanët vazhdojnë të braktisin shtëpitë e tyre për t’u shpëtuar sulmeve të milicëve të krishterë.

Po sot, ai u takua me Ministrat e Jashtëm të Etiopisë, Ugandës dhe Kenias për të diskutuar mbi sfidat e ndërprerjes së luftimeve vdekjeprurëse mes palëve në Sudanin Jugor.
XS
SM
MD
LG