Lidhje

Sekretari Kerry viziton Republikën Demokratike të Kongos


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbërriti në Republikën Demokratike të Kongos, ku do të takohet me Presidentin Joseph Kabila.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për përparimet e kohëve të fundit të sigurisë kundër grupeve kryengritëse në Kongon Lindore.

Më herët sot, zoti Kerry bëri përsëri thirrje për paqe mes fraksioneve ndërluftuese në Sudanin Jugor.

Pak para se të përfundonte një vizitë në Adis Abeba, ai kërkoi që presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir dhe kreu u kryengritësve Riek Machar të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta, një lëvizje që mund t’u jepte fund dhunës së gjatë vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG