Lidhje

Sekretari i NATO-s flet për Afganistanin gjatë një seminari në Uashington

  • Zëri Amerikës

Sekretari i NATO-s flet për Afganistanin gjatë një seminari në Uashington

Sekretari i NATO-s flet për Afganistanin gjatë një seminari në Uashington

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fo Rasmussen i përgëzoi forcat e koalicionit në Afganistan se kanë treguar të “përmbajtje dhe profesionalizëm” të lartë përballë dhunës kundër tyre pas djegies së disa kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake amerikane.

Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen tha në një seminar të NATOs në Uashington se koalicioni duhet të vazhdojë të jetë i fortë, pavarësisht nga protestat e dhunshme në Afganistan, që kanë shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve amerikanë.

“Ne nuk do të lejojmë që ekstremistët të dobësojnë vendosmërinë tonë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah partnerëve tanë afganë, dhe nuk do të heqim dorë nga qëllimi ynë i përbashkët. Ne jemi vendosur në Afganistan për të vendosur qëndrueshmërinë dhe sigurinë për popullin afgan, që është edhe në interesin e sigurisë sonë”.

Dy nga katër ushtarakët e vrarë amerikanë u qëlluan me armë në zyrat e tyre në Afganistan javën e kaluar. Por sekretari Rasmussen thotë se sulmet nuk pasqyrojnë mungesën e bashkëpunimit të gjerë mes personelit të NATO-s dhe forcave afgane të sigurisë.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane kanë kërkuar ndjesë për djegien e kopjeve të Kuranit.

XS
SM
MD
LG