Lidhje

Rasmusen: NATO e gatshme për të ndihmuar në bisedimet e pajtimit me talebanët

  • Zëri Amerikës

Rasmusen: NATO e gatshme për të ndihmuar në bisedimet e pajtimit me talebanët

Rasmusen: NATO e gatshme për të ndihmuar në bisedimet e pajtimit me talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen thotë se aleanca është gati që të ndihmojë përpjekjet e qeveris afgane për të vazhduar bisedimet e paqes me talebanët.

Gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel ditën e djeshme, Rasmusen tha se forcat e udhëhequr nga NATO në Afganistan kanë vullnetin për të dhënë “ ndihmë praktike” për përpjekjete e pajtimit. Ai nuk e shtjelloi këtë ide por theksoi se aleanca do ta vazhdojë presionin ushtarak ndaj talebanëve.

Komentet e tij vijnë një ditë mbasi një zyrtar i NATO-s tha se aleanca ka ndihmuar kalimet e sigurta për komandantë talebanë në Kabul, dhe se këto udhëtime janë të vështira pa mbështetjen e NATO-s.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, të cilët morën pjesë në takim, thanë se ata mbështesin përpjekjet e pajtimit në Afganistan. Por ata paralajmëruan se procesi mund të mos ketë sukses.

Në Kabul, një këshilltar i lartë i Presidentit afgan Hamid Karzai i bëri thirrje forcave të NATO-s që të ndalojnë operacionet ushtarake në zona ku militantët kanë vullnetin për të nisur bisedimet.

XS
SM
MD
LG