Lidhje

Sekretaria e shtetit Klinton premtoi se do punojë për një njohje më të gjerë ndërkombëtare të Kosovës


Sekretaria e shtetit Klinton premtoi se do punojë për një njohje më të gjerë ndërkombëtare të Kosovës
Sekretaria e shtetit Klinton premtoi se do punojë për një njohje më të gjerë ndërkombëtare të Kosovës

Sekretaria amerikane e shtetit Hillari Klinton u prit si një heroinë nga qindra banorë të Prishtinës ndërkohë që ajo ndaloi autokolonën e saj para një statuje gati 4 metërshe ku nderohet bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Klinton përgjatë bulevardit që mbanë emrin e tij.

Admnistrata Klinton respektohet në Kosovë për shkak të përkrahjes së fushatës ajrore të NATO-s më 1999 që i dha fund një shtypjeje brutale të forcave serbe në Kosovë, dhe vuri shumicën shqiptare në rrugë drejt pavarësisë.

Gjatë bisedimeve me Kryeministrin Thashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë , sekretaria e shtetit u zotua se do të vazhdojë përkrahjen politike të Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjet për një njohje më të gjerë ndërkombëtare dhe për antarësim të plot në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeminsitrin Thaçi, zonja Klinton tha se se do të niset për në Bruksel, ndalesa e saj e fundit e turneut të saj 4 ditor në Evropë, me një listë të vendeve që Shtetet e Bashkuara do të përpiqen t’i bindin për njohjen e qeverisë së Prishtinës.

Rreth 70 vende, bashkë me shumicën e vendeve kryesore të Bashikmit Evropian e kanë njohur shpalljen e e pavarsisë së Kosovës nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Sekretaria Klinton tha se numri do të rritet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtsisë që mbështeti ligjshmërinë e shpalljes së pavarsisë.

“Ne mendojmë se është shumë i rëndësishëm vazhdimi i shtimit të numrit të vendeve që do ta njohin pavarsinë e Kosovës, posaçërsiht pas mendimit të Gjyaktës Ndërkombtare të Drejtsisë që ne besojmë se zgjidhi çështjen e pavarsisë një herë e për gjithmon. Unë besoj gjithashtu, tha zonja Clinton se qëndrimi që ka mbajtur qeveria e Kosovës meriton admirim dhe përkrahje nga mbarë bota.” - tha ajo

Sekretarja Klinton e cila para arritjës në Kosovë vizitoi Beogradin, e mirëpriti angazhimin e Serbisë për të respektuar thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për hapjen e një dialogu me ish krahinën e saj, megjithëse Presidenti Serb Boris Tadiç e rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë së tij për mosnjohjen e pavarsisë së Kosovës.

Duke qëndruar përkrah zonjës Klinton, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtsisë dhe rezoluta e OKB-së duhet t’i japin fund çdo debati rreth legjitimitetit të vendit të tij. Ai shtoi se Kosova është gati të hyjë në bisedime me Beogradin me pozita të barabarta.

“Ne po shohim se tani po hapet një kapitull i ri , po hapet një fazë e re në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Kapitulli i ardhshem i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është hapur. Tani ka ardhur koha për të mbyllur konfliktin e më tepër se një shekulli midis Kosovës dhe Serbisë. Tani është koha për bashkëpunim dhe ardhmëri.” - tha ai

Zonja Klinton balancoi përkrahjen e saj politike për qeverinë e Kosovës me një gjest karshi pakicës serbe të Kosovës, e cila viteve të fundit është paksuar.

Zonja Klinton shkoi në enklaven serbe të Graçanicës dhe vizitoi një manastir ortodoks të shekullit të 14-të, ku kleriku kryesor i tij u ankua para zonjës Klinton se Kosova po pengon kthimin e serbëve të cilët u larguan nga gjatë trazirave.

Zonja Klinton i tha kryetarit të Komunës të Graçanicës se ruajtja e trashigimive kulturore dhe fetare janë thelbësore për qëndrushmerinë afatgjate të Kosovës.

"Unë besoj se e vetmja mënyrë për përparimin e plotë të Kosvës arrihet atëherë kur Serbët e Kosovës e shohin një të ardhme të sigurt dhe paqesore për ta në këtë vend. Juve dhe të gjithë kryetarët dhe zyrtarët e të gjitha komunave serbe që po përpiqeni të krijoni një arthmeri këtu, keni përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara”

Zonja Klinton tha se do të përpiqet për integrimin e plotë të vendeve ballkanike gjatë tikimit të saj në Bruksel me shefen e politikës së Jashtme të BE Catherine Ashdon dhe në takimin e ministrave të mbrojtjës të NATO-s dhe minsitrave të Jashtëm që do të zhvillohen nesër.

XS
SM
MD
LG