Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka mbërritur në Korenë e Jugut

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka mbërritur në Seul, një ditë pasi Pheniani tha se do të shkepusë të gjitha marrëdheniet me vendin fqinj rreth mosmarrëveshjeve për fundosjen e një luftanije të Koresë së Jugut.

Sot herët në mengjes, Koreja e Veriut tha se kishte ndaluar lidhjet e komunikimeve detare me Korenë e Jugut, duke zbatuar njoftimin e saj të së martës se nuk do të ketë lidhje me Seulin nderkohë që presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak është në pushtet. Zoti Lee ka ndjekur vijën më të ashpër me Phenianin sesa presientët e kohëve të fundit të Koresë së Jugut.

Veriu po ashtu ka njoftuar se do të bllokojë trafikun rrugor që të çon në një park industrial që gjendet përgjatë kufirit tejet të armatosur nëse Koreja e Jugut rifillon transmetimet propagandistike drejt Veriut.

Koreja e Jugut thotë se një silur i Koresë së Veriut fundosi një luftanije të Seulit në mars duke vrarë 46 marinarë. Zyrtarët e Moresë së Jugut thonë se kanë në plan ta trajtojnë çështjen para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Jugut tha të henën se po zbaton sanksionet e saj kundër Veriut në kundërpëgjigje për sulmin me silur. Koreja e Veriut thotë se nuk ka dorë në incident.

XS
SM
MD
LG