Lidhje

Sekretarja Clinton takohet me opozitën siriane

  • Suzanne Presto

Sekretarja Clinton takohet me opozitën siriane

Sekretarja Clinton takohet me opozitën siriane

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton u takua me anëtarë të lartë të Këshillit Kombëtar Sirian për të diskutuar idetë e tyre specifike për kalimin drejt demokracisë, kryesisht nën idetë që përfshijnë zgjatjen e dorës drejt pakicave.

“Sepse, kuptohet, një tranzicion demokratik përfshin më shumë sesa rrëzimin e regjimit të Assad-it. Nënkupton vënien e Sirisë në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave universale të të gjithë shtetasve pavarësisht sektit, etnisë apo gjinisë.”

Ishte takimi i parë i zonjës Clinton me shtatë individët, ku përfshiheshin edhe presidenti i Këshillit Kombëtar Sirian dhe kordinatori për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile. Pavarësisht se shtatë sirianë u takuan me zonjën Clinton, vetëm gjashtë prej tyre ishin në gjendje të tregonin publikisht identitetin e tyre. Që të shtatë jetojnë në mërgim.

Është hera e dytë që zonja Clinton takohet me pjestarë të opozitës siriane. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford, u kthye në Damask pas tërheqjes së tij në fund të tetorit nën shqetësimet për sigurinë e tij.

Kësaj radhe, thanë zyrtarët e Departamentit të Shtetit, zoti Ford u thirr në Washington si rezultat i kërcënimeve të besueshme dhe asaj që një zëdhënës e quajti “nxitje të udhëhequra nga regjimit’ me objektiv zotin Ford. Si reagim, Siria tërhoqi ambasadorin e saj.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner lëshoi një dekleratë që thotë se prezenca e zotit Ford në Siri është një mënyrë efektive për të treguar se Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Sirisë.

Ambasadori Ford ka qënë një kritik i hapur i shtypjes së dhunëshme të qeverisë siriane ndaj kundërshtarëve politik. Kombet e Bashkuara thonë se 4 mijë njerëz janë vrarë që nga filimi i kryengritjes ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad në muajin mars.

XS
SM
MD
LG