Lidhje

Sekretarja Clinton, thirrje Pakistanit për më tepër përpjekje në luftën kundër terrorizmit


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se Pakistani duhet të bëjë më tepër për të luftuar terrorizmin dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ndjekje të grupeve terroriste me bazë në Pakistan që kërcënojnë SHBA-në, Afganistanin dhe aleatë të tjerë.

Pas bisedimeve sot në New Delhi me homologun e saj indian S.M. Krishna, zonja Clinton i tha gazetarëve se SHBA dhe India “i njohin tragjeditë” e terrorizmit në vendin e tyre. Ajo tha po ashtu se terroristët në Pakistan kanë vrarë 30 mijë pakistanezë.

Sekretarja e Shtetit tha se SHBA dhe India duhet ta thellojnë bashkëpunimin dhe se të dyja vendet kanë synim të njëjtë për ta parandaluar Iranin të sigurojë armë bërthamore.

Në bisedimet me homologun e saj indian Krishna zonja Clinton diskutoi edhe për çështje ekonomike, përfshirë përparimin e arritur në marrëveshjen e bashkëpunimit bërthamor, ndërsa të dyja palët përgatiten për forumin strategjik që do të mbahet muajin e ardhshëm në Washington.

XS
SM
MD
LG