Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clinton shkon në Kinë për bisedime të nivelit të lartë

  • Zëri Amerikës

Посольство США в Пекине, где, возможно, находится Чен Гуанчен

Посольство США в Пекине, где, возможно, находится Чен Гуанчен

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po shkon në Kinë për bisedime të nivelit të lartë që pritet të mbeten në hije për shkak të fatit të një disidenti të verbër kinez i cili i ka shpëtuar arrestit shtëpiak dhe thuhet se është nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara..

Zonja Klinton nuk bëri komente lidhur me çështjen e disidentit Chen Guangcheng para se të largohej dje nga Washingtoni. Por ajo u tha gazetarëve se të drejtat e njeriut do të diskutohen në bisedime.

"Një marrëdhënie konstruktive përfshin bisedat e sinqerishta për ato çështje ku ne nuk pajtohemi, duke përfshirë të drejtat e njeriut. Kjo është fryma që më udhëzon mua në këtë udhëtim drejt Pekinit sonte. Unë mund të garantoj me siguri që ne do të diskutojmë çdo çështje, duke përfshirë të drejtat e njeriut, ku ne nuk pajtohemi".

Dje, Presidenti Barack Obama nuk pranoi gjithashtu t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me vendndodhjen e zotit Chen, për të cilin ka fjalë se është larguar nga ambasada amerikane në Pekin.

"Natyrisht, unë jam në dijeni të njoftimeve mbi këtë çështje në Kinë. Por nuk do të bëjë deklarata për këtë çështje. Ajo që dua të theksoj është se sa herë takohemi me Kinën, shtohet çështja e të drejtave të njeriut. "

Diplomati i lartë amerikan për Azinë Lindore, Kurt Campbell, arriti në Pekin të dielën dhe pritet të bisedojë me zyrtarët kinezë rreth çështjes Chen përpara takimit vjetor për Dialogun Strategjik dhe Ekonomik, i cili fillon të enjten.

Bob Fu është kreu i grupit ChinaAid me bazë në Shtetet e Bashkuara, i cili ka qenë burimi kryesor i informacionit mbi çështjen Chen. Zoti Fu tha të hënën se zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë janë duke punuar për një marrëveshje për të lejuar zotin Chen për të ardhur në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e tij.

"E fundit që kam dëgjuar për zotin Chen është se si Shtetet e Bashkuara dhe qeveria kineze janë të angazhuara në negociata shumë intensive diplomatike mbi fatin e zotit Chen. Kam mësuar se zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë janë duke diskutuar për një vendim ose një zgjidhje mjaft të shpejtë dhe unë e di se pala amerikane është mezi pret të gjejë një zgjidhje."

Zoti Fu thotë se zoti Chen është i sigurt dhe në një vend larg nga shtëpia e tij. Zoti Chen, një avokat dhe aktivist, mori një dënim me katër vjet burg në vitin 2006 pasi dokumentoi abuzime në politikat e Kinës për kufizimin e numrit të fëmijëve në familje.

Që nga viti 2010, ai është mbajtur nën arrest shtëpiak.

Në një video të publikuar të premten në internet, Chen jep hollësi për abuzimet që ai dhe familja e tij kanë vuajtur gjatë arrestit shtëpiak prej një viti e gjysmë.

XS
SM
MD
LG