Lidhje

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Afganistanin


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Afganistanin
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Afganistanin

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar për një vizit në Afganistan, për bisedime që qynojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën 10-vjeçare. Zonja Klinton mbërrit në Kabul të mërkurën në mbrëmje, në një vizitë të panjoftuar më parë. Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretarja e Shtetit do të takohet me presidentin afgan Hamid Karzai dhe zyrtarë të tjerë afganë të ejten, me të cilët do të bisedojë lidhur me kalimin e kontrollit të sigurisë tek afganët dhe mbi procesin e pajtimit. Bisedimet e paqes të qeverisë afgane me talebanët kanë ngecur që nga vrasja muajin e kaluar me një sulm vetëvrasës me bombë e ish-presidentit Buhran-hudin Rabani, i cili udhëhiqte bisedimet me kryengritësit, i njohur si Këshilli i Lartë i Paqes.

XS
SM
MD
LG