Lidhje

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Japoninë

  • Zëri Amerikës

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Japoninë

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton viziton Japoninë

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort që të krijojnë bashkëpunime private e publike, nën mbikqyrjen e Tokios, për të ndihmuar në rindërtimin e komuniteteve të shkatërruara nga tërmeti i 11 marsit me fuqi 9 ballë që shkaktoi më pas dhe një cunam.

Njoftimi u bë sot gjatë vizitës së sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Tokio. Ajo ndodhet në Japoni për të treguar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me këtë vend pas tërmetit e cunamit vdekjeprurës dhe krizës bërthamore që ende vazhdon.

Gjatë vizitës së saj të shkurtër, zonja Klinton u takua me ministrin e Jashtëm Takeaki Matsumotot dhe pati një pasdite çaji me Perandorin Akihito dhe perandoreshën Miçiko. Diplomatja më a lartë amerikane gjithashtu u takua dhe me Kryeministrin japonez Naoto Kan.

Zonja Klinton vuri në dukje se Japonia ka qënë një nga vendet më bujare të botës.

XS
SM
MD
LG