Lidhje

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton fillon vizitën në Indi

  • Zëri Amerikës

Clinton

Clinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ndodhet në Indi ku do t’i bëjë thirrje Nju Delhit të reduktojë sasinë e naftës që importon nga Irani.

Zonja Klinton mbërriti sot në Kalkutë pas vizitave në Bangladesh dhe Kinë. Ajo do të shkojë nesër në kryeqytetin e Indisë për t’u takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

India ka ulur në një farë mase varësinë e saj nga nafta iraniane, por ky vend ndeshet me nevoja kolosale për burime energjetike si rezultat i rritjes galopante të ekonomisë. India ka shprehur kritika të hapura ndaj politikës amerikane për të ndëshkuar bankat që zhvillojnë biznes me Iranin.

XS
SM
MD
LG