Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton mbyll turneun në Azinë Jugore dhe Qendrore


Sekretarja e Shtetit Klinton mbyll turneun në Azinë Jugore dhe Qendrore
Sekretarja e Shtetit Klinton mbyll turneun në Azinë Jugore dhe Qendrore

Zonja Klinton u takua me udhëheqësit rajonalë për çështjet e terrorizmit, ekonomisë dhe të drejtave të njeriut

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton përfundoi një tur në katër vende të Azisë Qendrore dhe Jugore, ku ajo u takua me udhëheqësit rajonalë për çështjet e terrorizmit, ekonomisë dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë bisedimeve të ditës së djeshme në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, sekretarja falenderoi presidentin për mbështetjen e trupave amerikane në Afgansitan. Por ajo ngriti shqetësimin për çështjen e të drejtave të njeriut dhe e nxiti atë që të ndërrmarë reforma.

Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti i Uzbekistanit, i cili është akuzuar për një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut, është zotuar që të bëjë përparime drejt demokratizmit të vendit.

Zonja Klinton çoi të njëjtin mesazh esdhe tek presidenti i Taxhikistanit Emomali Rakhmon dhe paralajmëroi të dy udhëheqësit se kufizimi i lirive fetare mund të sjellë protesta.

Sekretarja amerikane promovoi planin e Shteteve të Bashkuara “New Silk Road”, i hartuar për të shtuar tregjet dhe biznesin mes kombeve të Azisë Qendrore.

XS
SM
MD
LG