Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton u takua me diplomatë arabë të vendeve të Gjirit Persik

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u takua me diplomatë arabë të vendeve të Gjirit në Arabinë Saudite me të cilët po diskuton mbi rrugët për t’i dhënë fund shtypjes së protestave nga qeveria siriane.

Takimet zhvillohen në prag të një aktiviteti me temë "Miqtë e Sirisë" që mbahet nesër në Turqi me pjesmarrjen e 60 vendeve. Zonja Clinton, si dhe diplomatë nga vende të tjera që mbështesin grupet siriane të opozitës, pritet të marrin pjesë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë kundër armatosjes së kryengritësve sirianë që kanë propozuar disa vende të Gjirit. Uashingtoni po përpiqet të bashkojë grupet e përçara të opozitës dhe të gjejë mënyra për të dërguar ndihma humanitare në Siri.

XS
SM
MD
LG