Lidhje

Sekretarja Klinton: Marrëdhëniet SHBA-Pakistan në moment kthese


Sekretarja Klinton: Marrëdhëniet SHBA-Pakistan në moment kthese
Sekretarja Klinton: Marrëdhëniet SHBA-Pakistan në moment kthese

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit janë në një pikë kthese. Zonja Klinton tha se Pakistani duhet të ndërmarrë hapa të vendosur për të luftuar terrorizmin.

Sekretarja e Shtetit i bëri komentet sot në Islamabad gjatë një vizite të shkurtër që synon të përmirësojë marrëdhëniet që janë tensionuar pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga forcat speciale amerikane. Ajo është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton vendin që nga sulmi i 2 majit në Abotabad.

Para mbërritjes së saj, zyrtarët amerikan njoftuan se Pakistani kishte rënë dakort të lejonte CIAn të ekzaminojë kompleksin ku ka jetuar bin Ladeni.

XS
SM
MD
LG