Lidhje

Sekretarja Klinton paralajmëron rajonin e Azi-Paqësorit për kërcënimin nga Korea e Veriut

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Korea e Veriut po kërcënon të japë një përgjigje fizike ndaj manovrave detare të përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut në Detin Japonez të djelën.

Kërcënimi i sotëm është i fundit në luftën e fjalëve që po errësojnë çështje të tjera në forumin rajonal të ASEAN-it në Hanoi.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton e cilësoi Korenë e Veriut si një regjim të izoluar dhe luftënxitës të angazhuar në një fushatë provokative, dhe sjellje të rrezikshme. Të mërkurën, zonja Klinton njoftoi një seri të re sanksionesh amerikane kundër Phenianit.

Një zëdhënës i Koresë së Veriut u përgjigj me gjaknxehtësi në forumin e 27 vendeve anëtare duke i cilësuar manovrat ushtarake si një kërcënim ndaj sovranitetit të vendit të tij dhe një kujtesë të diplomacisë së forcës së shekullit të 19-të. Ai tha se do të ketë një përgjigje ushtarake kundër kërcënimit të imponuar nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG