Lidhje

Sekretarja Klinton përshëndet egjiptianët për reformat

  • Zëri Amerikës

Sekretarja Klinton përshëndet egjiptianët për reformat

Sekretarja Klinton përshëndet egjiptianët për reformat

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u tha egjiptianëve se ky "moment në histori" iu përket atyre.

Ajo komentoi nga kryeqyteti Kajro sot në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm Nabil Elaraby. Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ofruar mbështetje egjiptianëve që kanë kapërcyer pengesa për të ndjekur ëndrën e demokracisë.

Zonja Klinton është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Egjiptin që nga protestat anti-qeveritare që çuan në dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak në shkurt.

Sekretarja Klinton po zhvillon një seri takimesh gjatë së cilave pritet t’i bëjë presion qeverisë së tranzicionit të ecë përpara me reformat demokratike. Zonja Klinton ka në plan të takohet edhe me aktivistë pro-demokracisë.

Pas bisedimeve në Egjipt, zonja Klinton shkon në Tunizi – vendi nga ku filloi lëvizja pro-demokraisë që përfshiu pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore këtë vit.

XS
SM
MD
LG