Lidhje

Sek. Klinton kritikon qëndrimin rus ndaj Sirisë


Shefja e diplomacisë amerikane i bëri komentet në takimin e vendeve të Azipaqësorit

Udhëheqësit e 21 vendeve të Azipaqësorit i dhanë fund dy ditë diskutimesh në qytetin-port të Vladivostokut në Rusinë lindore. Grupi ra dakord t’i shkurtojë detyrimet e importit ndaj teknologjisë së gjelbërt dhe të marrë masa për fuqizimin e rritjes ekonomike dhe liberalizimin e tregtisë, për t’iu kundërvënë problemeve që ka nxjerrë në pah kriza evropiane e borxheve.

Takimin e ndoqi sekretarja Clinton, ku ajo nënshkroi një marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit shkencor me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sekretarja Clinton kritikoi qëndrimin e Rusisë ndaj Sirisë dhe u bëri thirrje udhëheqësve aziatikë të bashkëpunojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshejve territoriale.

Zonja Klinton u tha gazetarëve pas përfundimit të takimit se ajo do të përpiqet ta bindë Moskën të mbështesë shtimin e presionit ndaj presidentit sirian Bashar al Assad. Ajo tha se në se Rusia refuzon ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e tyre do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri. Rusia dhe Kina kanë bllokuar tre rezoluta në Këshillin e Sigurimit, të cilat kërkojnë ndëshkimin e Sirisë, në se qeveria e Assadit nuk do të pranonte një tranzicion politik të negociuar.
XS
SM
MD
LG