Lidhje

Sekretarja Klinton takohet me Aung San Suu Kyi


Sekretarja Klinton takohet me Aung San Suu Kyi
Sekretarja Klinton takohet me Aung San Suu Kyi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton zhvilloi diskutime të gjera me udhëheqësen e demokracisë Aung San Suu Kyi në Rangon sot, në ditën e fundit të vizitës historike tre ditore në Birmani.

Pas takimit në shtëpinë e laureates së çmimit Nobel, ku ajo ka qënë nën arrest shtëpiak për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, Aung San Suu Kyi dhe zonja Klinton shtrënguan duart në verandë ndërsa biseduan me gazetarët.

Zonja Clinton vlerësoi udhëheqjen e patundur dhe të qartë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen me Birmaninë dhe tha se do ta bëjnë më të lehtë procesin e demokratizimit.

Asnjëra prej tyre nuk përmendi sanksionet e ashpra në fuqi kundër qeverisë por sekretarja Clinton tha dje se çdo hap që ndërmerr Birmania drejt reformës politike do të shqyrtohet me kujdes.

Ajo i bëri thirrje qeverisë të shpejtojë përpjekjet e ribashkimit duke liruar më shumë të burgosur politik dhe duke ndalur fushata e dhunës kundër pakicave etnike.

XS
SM
MD
LG