Lidhje

Sekretarja Klinton takon mbretin e Jordanisë


Sekretarja amerikan e Shtetit Hillari Klinton po i jep fund udhëtimit të saj në Lindjen e Mesme, mbas takimit të sotëm me Mbretin e Jordanisë Abdullah dhe me Presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Zonja Klinton udhëtoi në Jordani për një drekë private pune me Mbretin Abdullah, pasuar nga një takim kokë më kokë me zotin Abas në Bregun Perëndimor. Zëdhënësi palstinez Nabil Abu Rudeina i përshkroi bisedimet si “serioze” dhe tha ato do të vazhdojnë javën e ardhshme gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Takimi i sotëm, vjen mbas dy ditë bisedimesh të drejtpërdrejta mes zotit Abas dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Gjithësesi, i dërguari amerikan në Lindjen e Mesme Xhorxh Mitçell i përcaktoi takimet si serioze dhe thelbësore, dhe tha se është kryer përparim në një prej çështjeve më të diskutuara, atë të vendbanimeve izraelite.

XS
SM
MD
LG