Lidhje

Sekretarja Klinton vazhdon vizitën në Azi


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ndodhet në Pekin, ndalesa e tretë e turneut të saj aziatik, që synon mes të tjerash t’i bëjë thirrje Kinës dhe fqinjëve të saj të bien dakord mbi një sistem për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës së Jugut.

Ajo u takua me homologun e saj Yang Jiechi, të cilit i tha se Washingtoni është i përkushtuar për të ndërtuar një partneritet bashkëpunimi me Kinën. Ajo tha gjithashtu se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë tepër të rëndësishme në politikën e administratën Obama për fuqizimin e angazhimit amerikan në rajonin e Azi-Paqësorit.

Zonja Clinton kërkon që Pekini të bashkëpunojë me vendet e ASEAN-it, Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore, mbi një kod sjelljeje në trajtimin e mosmarrëveshjeve, me shpresën për të parandaluar situata të tensionuara në rajonin e pasur me burime natyrore. Pekini, që pretendon se Kinës i takon i gjithë deti, i ka bërë rezistencë nënshkrimit të marrëveshjes.

Por zyrtarët kinezë preferojnë të bisedojnë në mënyrë individuale me vendet rivale në këtë çështje, Taivani, Filipinet, Vietnami, Malajzia dhe Brunei. Para se të mbërrinte sot në Kinë nga Indonezia, zonja Clinton tha se vendet e Azisë Juglindore duhet të jenë një një front të përbashkët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, “për të qetësuar ujërat”, siç u shpreh ajo.
XS
SM
MD
LG