Lidhje

Sekretarja Klinton vazhdon vizitën në Indi


Sekretarja Klinton vazhdon vizitën në Indi
Sekretarja Klinton vazhdon vizitën në Indi

Në vazhdim të vizitës së saj në Indi, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton po viziton sot krahinën juglindore Channai, ku ajo foli për rëndësinë e lidhjeve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Zonja Klinton premtoi se megjithë tërheqjen e trupave nga Afganistani, SHBA do të vazhdojnë t’i venë në shënjestër terroristët dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendit pas dekadave me luftë. Sekretarja e Shtetit tha gjithashtu se pajtimi në Afgansitan do të varet së tepërmi tek mbështetja nga India dhe fqinji i saj, Pakistani.

Dje zonja Klinton dhe homologu i saj indian Krishna i bënë thirrje Pakistanit të përpiqet më tepër për eliminimin e bazave terroriste në territorin e vendit, për hir të interesave të veta dhe ato të rajonit. Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe India bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe se Pakistani është një aleat i rëndësishëm në këtë luftë.

XS
SM
MD
LG