Lidhje

Sekretarja Klinton viziton Afganistanin dhe Pakistanin

  • Zëri Amerikës

Sekretarja Klinton viziton Afganistanin dhe Pakistanin

Sekretarja Klinton viziton Afganistanin dhe Pakistanin

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i kërkoi Pakistanit të prishë vendstrehimet e sigurta për militantët dhe të luajë një rol më të madh në vendosjen e paqes në Afganistanin fqinj.

Zonja Clinton i bëri komentet mbas bisedimeve që pati me presidentin afgan Hamid Karzai sot në Kabul, disa orë përpara mbërritjes së saj në Pakistan. Zonja Clinton dhe zoti Karzai diskutuan sot për përpjekjet e ripajtimit me talebanët, ndërsa trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen nga Afganistani dhe procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek autoritetet vendase.

Zonja Klinton tha se Pakistani duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes në trajtiimin e rrezikut të talebanëve. Pas bisedimeve me zotin Karzai, Sekretarja amerikane e Shtetit tha se mesazhi i saj për Pakistanin ishte “shumë i qartë”.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e Kabulit po punojnë për vendosjen e stabilitetit në Afganistan, Pakistanin mundet “ose të ndihmojë, ose të pengojë”. Zonja Klinton tha se Pakistan duhet të elimonjë terrorisët që vrasin popullin e tyre dhe kalojnë kufirin “për të kryer vrasje në Afganistan ”.

XS
SM
MD
LG